ARKATANA

Haziri: Kuvendi i Gjilanit shkeli Ligjin për Planifikim me dy këmbë, pas anulimit të Planin Zhvillimor Komunal 2021-2029

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Gjilan, Lutfi Haziri, ka mbajtur konferencë për media të shtunën, ku ka paraqitur qëndrimet e partisë lidhur me anulimin e vendimit të Kuvendit Komunal për Planin Zhvillimor Komunal (PZHK) 2021 – 2029, vetëm shtatë muaj pas miratimit.

Haziri, tha se anulimi i vendimit të PZHK-së është shkelje e ligjit me dy këmbët, pasi nuk mund të ketë as revidim brenda më pak se katër viteve pas miratimit.

“Ky vendim mund të degjenerojë tendencën drejt një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik që Komuna jonë e ka, është tendencë për anulim dhe revidim të PZHK-së 2021-2029 vetëm shtatë muaj pas miratimit, që nuk krijon dinamikë, dhe ajo më e rëndësishmja, e shkel ligjin e me dy këmbë dhe i çon autoritetet e Gjilanit drejt një rrëshqitje në vepër penale, e cila nuk do të tolerohet”, tha Haziri.

Me këtë rast, kryetari i Degës së LDK-së, në Gjilan tha se vendimi i Kuvendit Komunal i datës 26 maj, është në kundërshtim me Ligjin Nr.04/L-174 për Planifikimin Hapësinor mbi procedurat e hartimit të dokumenteve të planifikimit hapësinor, nenin 15 të Ligjit Nr.04/L-174, nenin 20 të Ligjit Nr.04/L-174, Planin Hapësinor të Kosovës, Udhëzimin Administrativ MMPH-NR.11/20015 mbi elementet dhe kërkesat themelore për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Udhëzimin Administrativ MMPH-NR.11/20017 për Normat Teknike të Planifikimit Hapësinor.

Hidromorava

Haziri u shpreh se LDK-ja e Gjilanit do të bëjë ankesë në Ministritë e linjës, e cila shumë shpejt do ta dëshmojë se ky vendim i Kuvendit Komunal është i kundërligjshëm.

“E dyta, do të kujdesemi që zoonimi të mos vonohet sepse është në interes të qytetarëve të Gjilanit”, ka deklaruar Haziri.

Për më tepër, të bashkangjitura mund t’i gjeni dokumentet zyrtare e ligjshmërisë së miratimit të vendimit të shtatorit të vitit 2021 dhe shkeljet e partisë në pushtet në seancën e 26 majit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.