Eko Higjiena

Haziri: Kurban Bajrami thërret për kujdes për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët, ka vizituar sot kryetarin e Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliun dhe kryesinë e BI për t’ua uruar festën e Kurban Bajramit.

“E urova kryetarin e Bashkësinë Islame për festën e Kurban Bajramit dhe me këtë rast ua uroj të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Kjo është një festë e sakrificës, misionit dhe obligimin që e kemi ndaj Zotit dhe profetit. Kurban Bajrami thërret për solidaritet, që ta ndajmë të mirën bashkë dhe të kemi kujdes ndaj atyre që kanë nevojë çdo ditë, jo vetëm në festë. Thirrja më e madhe e kësaj feste është që të kujdesemi për jetimët, skamnorët dhe të pambrojturit”, ka thënë pas vizitës kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri e ka falënderuar kryetarin e Bashkësisë Islame për rolin e rëndësishëm në mekanizmin referues dhe për kontributin në kultivimin e dialogut ndërfetar.

Mobi Casa

“Falë kontributit të Bashkësisë Islame, Gjilani sot është komunë model për kultivimin e dialogut ndërfetar dhe tolerancën. Për këtë punë jemi marrë shembull edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së”, tha Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën e stome dhe për, siç tha, bashkëpunimin e mirë që e kanë në vazhdimësi me Komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.