FITORJA

Haziri kujton viktimat e Zhegrës në 21 vjetorin e vrasjes makabre

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar viktimat shqiptare të fshatit Zhegër, në 21-vjetorin e vrasjes makabre nga ana e paramilitarëve serbë.

Kreu i Gjilanit ka thënë se gjaku i tyre dhe i mijëra të tjerëve, u bë drita e lirisë së sotme.

ARKATANA

“I kujtoj me dhembje viktimat e Zhegrës, të cilët, 21 vite më parë, u vranë në mënyrë makabre. Imer Kadriu, vëllezërit Milazim e Qazim Haziri dhe Qamile Haziri, sikurse edhe mijëra heronjë, dëshmorë dhe martirë të Kosovës, u bën drita e lirisë së sotme. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndryshe, Gjykata e Pogdoricës ka dënuar me 14 vjet burg serbin nga Nikshiqi, Vlado Zmajevic për vrasjen e viktimave të Zhegrës dhe kryetari Lutfi Haziri ishte shprehur i pakënaqur me dënimin, duke e vlerësuar shumë të ulët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.