FIDANISHTJA

Haziri kujton martirët e Llovcës: Ata u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kujtuar shtatë martirët e Llovcës në 21 vjetorin e masakrës makabre.

Haziri, me këtë rast, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin sa më parë këtë masakër dhe autorët të marrin dënimin meritor.

FIDANISHTJA

“Shtatë martirët e Llovcës, ata të Llashticës, Zhegrës dhe mijëra të tjerë, u sakrifikuan për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat e shqiptarëve. Llovca ka qenë vendi i kryengritësve dhe vatra e luftëtarëve për mbrojtjen e kombit, ka qenë rreshti i parë në luftën për pavarësinë e shqiptarëve. Lufta vazhdon sepse atdheu i tyre është deri në Ristovc, ku kufiri mes shqiptarëve dhe serbëve duhet të vendoset në lindje të Kosovës”, ka thënë Hazri.

21 vite më parë, në fshatin Llovcë u masakruan në mënyrën më barbare shtatë persona: Rahim Ymeri (arsimtar), Xhemail Halimi, Xhevrije Zeqiri, Nexhmije Azemi, Rabit Dalipi, Sami Xhelili dhe Avdi Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.