United Hospital

Haziri: Kryengritësit e mëdhenj duhet t`i vendosim aty ku e kanë vendin

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Për nder të ditëve të çlirimit të Gjilanit, 12-qershorit, ditës së hyrjes së forcave ndërkombëtare si dhe 15-qershorit, ditës së hyrjes së forcave të UÇK-së, Kuvendi Komunal ka mbajtur të enjten një seancë solemne, ku kryetari Lutfi Haziri i ka uruar qytetarët për këto ditë bardha, duke thënë se çlirimi individual dhe kolektiv, ka qenë një ndjenjë e pa përshkruar për të gjithë ne.

Haziri ka thënë se këtë ditë ua atribuojmë luftëtarëve të gjallë, dëshmorëve, heronjve dhe të gjithë atyre që kanë qenë pjesë e kësaj rezistence, përfshirë edhe bashkatdhetarët, që janë pjesë e pandashme e këtij procesi.

Duke u ndërlidh me zgjedhjet e nacionale, Haziri ka uruar kandidatët e komunës së Gjilanit, të cilët kanë fituar ulëse në Parlamentin e Kosovës, duke thënë se rezultati ka treguar një reagim qytetar.
“Natyrisht se në seanca të këtilla duhet të jemi të gjithë bashkë, siç ishim bashkë në zhvendosjen e shtatores së dëshmorëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, të cilët janë roja më e mirë e lirisë që kemi”, ka nënvizuar ai.

Haziri ka thënë më tutje se do të vazhdojmë t`i nderojmë këtë vit Idriz Seferin, Ramiz Cërnicën, Mulla Idriz Gjilanin, Halim Oranën dhe të gjithë patriotët tjerë që kanë kontribuar për vendin, sikurse edhe Kadri Zekën e Abdullah Tahirin, me ndarjen e vendit dhe vendosjen e shtatoreve të tyre.
“Gjilani ua ka pasur për borxh baballarëve të vetë dhe kryengritësve të mëdhenj të vendit, që t`i vendos aty ku e kanë vendin në histori”, ka thënë kryetari Haziri.

Kreu i Gjilanit ka folur edhe punën e mirë që është bërë në sferën e banimit social, duke nënvizuar faktin se për skamnorë janë ndërtuar 43 shtëpi, ndërkohë që sivjet do të bëhen edhe 6 shtëpi të reja nga buxheti i Komunës dhe donatorët.

ARKATANA

Sa i përket kontributit të bashkatdhetarëve, Haziri ka përmendur rastin e doktoreshës Sabina Haziri, e cila si mjeke e re në shtetin e Zvicrës, për spitalin e Gjilanit ka sjellë një sallë operacioni, që është fjala e fundit, duke e cilësuar gjestin e saj si shembullin më të mirë të një gjilanaseje të gjeneratës së re.

Për më tepër Haziri ka thënë se janë mijëra burra e gra në Evropë dhe kudo nëpër botë, sikur Sabina, që mendojnë, punojnë dhe angazhohen për vendlindjen e vet.
Haziri ka përmendur edhe emra të tjerë, që Gjilanin e kanë bërë krenar me punën, kontributin dhe sukseset e tyre, për çka janë nderuar e mirënjohje, si profesori Festim Shkodra, drejtori Fadil Shabani, mërgimtari Ilir Mustafa (pas vdekjes), Ramadan Hamiti (pas vdekjes), Gani Hajrullahu (pas vdekjes) dhe të tjerë, duke thënë se këta janë shembulli më i mirë se si duhet atdheu.

Këtë vit, epiteti i punëtorit më të mirë i takon Riza Sylës (Qendra për Punë Sociale), i cili tërë jetën e vet ia ka kushtuar asistencës sociale, ka thënë Haziri, duke veçuar edhe persona të tjerë, të cilët gjilanasit i kanë bërë të ndihen mirë me sukseset e tyre.

Me këtë rast, Kuvendi Komunal i ka shpallur “Nderi i Qytetit” disa prej sportistëve më të dalluar nëpër vite. Valentina Bunjaku Rexhepi, kryesuese e Kuvendit, ka thënë se epiteti “Qytetar Nderi” iu ndahet sportistëve Muharrem Sahiti, Agim Latifit, Ismet Hazirit, Flutura Ibrahimit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.