FIDANISHTJA

Haziri: Krenar që për 30 vjet rrugëtuam n’rreshtin e Ibrahim Rugovës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me një manifestim madhështor, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan, ka shënuar 30-vjetorin e themelimit, ku pos kryetarit të Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë edhe kryetari i partisë, akademik Isa Mustafa, sikurse edhe deputetë, ministra, veprimtarë simpatizantë.

“Sot po e përmbyllim Javën e Bardhë të LDK-së, me dhjetëra aktivitete në nderim të themeluesve Degës sonë, të cilët më 4 mars 1990 themeluan Kuvendin në krye me Musa Qerimin. Ne nuk i harrojmë edhe ata që ishin pjesë e inicimit të themelimit, e që sot nuk janë në mesin tonë, siç ishte veprimtari Dalip Dalipi. Shpirti i tyre bëftë dritë në këtë Republikë”.

“LDK në Gjilan sot është krenare që shënon 30 vjet të ecjes n’rreshin e Ibrahim Rugovës.LDK është partia më e vjetër, më e organizuar, më e strukturuar dhe partia e vetme që këtij vendi i dha formë, besim e shpresë se Republika jonë mundet dhe duhet të zhvillohet për t’u bërë e barabartë me të gjithë të tjerat”, ka thënë kryetari i Degës, Lutfi Haziri.

Ai theksoi se kjo familje politike e Ibrahim Rugovës, këtij vendi, përveç që ia dha identitetin e një Republike dhe një populli që tashmë udhëheq dhe vendos vetë, ia dha edhe demokracinë dhe në këtë demokraci fitojnë edhe rivalët tanë.

“I falemi njeriut, i cili këtë Republikë e themeloi si kompromis të dhimshëm dhe të vetëm në Ballkan për t’i pushuar gjakrat e luftës. I falemi njeriut që në kohën e luftërave të përgjakshme në ish-Jugosllavi, në vend të armëve thirri për paqe. I falemi njeriut që e udhëhoqi një popull dhe e shpëtoi nga një masakër dhe një varr kolektiv të organizuar, por që në fund rezultoi me atë që besojmë dhe e themi – u lind për të shkaktuar procese të mëdha, por për të realizuar ëndrrën e vetë. I falemi dr. Ibrahim Rugovës:, ka shtuar Haziri.

FITORJA

Ai, po ashtu, i ka falënderuar të gjithë veprimtarët dhe anëtarët e LDK’së së sotme, për punën e angazhimin e madh, që prej vitit 2013 e rikthyen rugovizmin në Gjilan.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, ka deklaruar se ky është një përvjetor shumë i rëndësishëm, duke shfaqur mburrjen për rezultatet e qeverisjes së Gjilanit.

“Ky është një përvjetor tepër i rëndësishëm për ne. Ne mburremi me rezultatet tona që janë arritur në Gjilan, në qeverisjesn e LDK’së, në krye me Lutfi Hazirin, i cili ka treguar rezultate të mrekullueshme. Por, edhe veprimtarët tjerë kontribuan shumë dhe ne i vlerësojmë. Kemi rezultate të mira në sistemin shkollor, në infrastrukturë, në shëndetësi, në transformimin demokratik të vendit”, tha Mustafa.

Mustafa tha se shpreson që ta mbajnë unitetin e domosdoshëm mes gjeneratave që sot mbretëron në LDK, në mënyrë që rezultati të jetë i të gjithëve.
“Çdo gjeneratë ka cilësitë e veta, dijën e vetëm kulturën e vet dhe mund të japin rezultate. Ne e vlerësojmë shumë gjeneratën e re, por ne, po ashtu, e vlerësojmë përvojën, rezistencën e qëndresën e gjeneratës dhe vjetër dhe gjeneratës së mesme të LDK’së, e cila po e mban sot trajektoren e partisë”, tha Mustafa.
Moto e kësaj ngjarje ka qenë ’30 vjet n’rresht t’Rugovës’./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.