Haziri: Kosova Lindore po diskriminohet dyfish

Gjilan – Lutfi Haziri thotë se taksat me të cilat po ngarkohen banorët e Kosovës Lindore janë ngarkesa diskriminuese sepse realisht qytetarët e asaj pjese kanë mbetur pa të drejtat civile.
“Kosova Lindore ka mbetur pa të drejtat civile sepse taksat ndaj tyre janë taksa diskriminuese” .Kështu mendon Lutfi Haziri i cili edhe njëherë ka mbrojtur popullatën e Kosovës lindore dhe ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta ndryshojë atë vendim.
Haziri tha se qytetarët e Kosovës Lindore janë pjesë e jona,janë pjesë familjeve tona dhe t`ua ndalosh vajtje ardhjet familjare kjo është më shumë se krim”.
Haziri tha se taksat e vendosura për atë pjesë janë plaçka më e madhe që ka bërë ndonjëherë ky shtet dhe Qeveria e saj.”Qeveria e Kosovës duhet ta ndryshojë vendimin përmes refundimit sepse është ngarkesë diskriminuese” tha ai.
Sipas Hazirit qytetarët e Kosovës Lindore po diskriminohen dyfish sepse ata kanë probleme edhe me pushtetin në jug( Serbia) po edhe telashet që hasin në hyrje të Kosovës./rajonipress/