Uji Dea

Haziri: Kosova lëshoi rastin historik në Samitin e Sofjes

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konsideruar se Kosova ka humbur rastin historik në Samitin e Sofjes, raporton zeri.info.

Sipas tij, pala kosovare ka mundur të paraqitet shumë më dinjitetshëm në këtë samit, mirëpo një gjë e tillë siç ai është shprehur, nuk ka ndodhur.

“Është një rast i mirë që pas Samitit të Sofjes ta shohë realisht edhe qeveria pafuqinë e saj politike për t’i shtyrë proceset përpara. Edhe në ktë samit është lëshuar rasti historik që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm. Mbi 60 veta morën pjesë, një delegacion shumë i madh”, deklaroi Haziri gjatë një konference të mbajtur sot.

Uji Dea

Ai pos kësaj, foli edhe për çështjen e vizave, me ç’rast tha se sa herë që udhëheqësit e shtetit e përmendin këtë çështje, liberalizimi shtyhet nga një vit tutje.

“Çështja e vizave, sa herë që pushtetarët tanë përmendin vizat e shtyjnë nga një vjet. Nuk ka një datë. Nuk duhet lëmë të manipulojnë me data. Komisioni Evropian ka dhënë alarme pozitive për lëvizjen e lirë. Data do të merret nga këshilli i ministrave. Përveç shteteve që nuk e pranojnë Kosovën, ka edhe shtete që kanë hezitime. Ne duhet t’i bindim që Kosova është bashkëpunuese”, ka shtuar ai./Zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.