Fundamenti

Haziri: Kosova e merr datën për vizat, 6 muaj pas ratifikimit të Demarkacion

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar në Zona B në Klan Kosova se nga dita kur kalohet Demarkacioni, atëherë, nëse gjërat shkojnë si duhet, datën për vizat Kosova do ta merrte brenda gjashtë muajsh.

I plotësuar (22:00) – “Idealisht, nëse këtë javë vendoset, më pas hyn vendimi në fuqi ligji, pastaj duhet të bëhet punë e madhe në Bashkimin Europian, por miqtë tonë do të ndërmjetësojnë që shtetet e Shengenit ta lejojnë Kosovën të udhëtojë në të gjitha ato vende”, ka pohuar Haziri.

“Idealisht e do një gjashtë muajsh për ta marrë datën, por mund të ndodhin kushte të reja gjatë periudhës së marrjes së datës. Madje pres që brenda periudhës pas marrjes së datës Kosova do të ketë kushte të reja”.

ARKATANA

Haziri ka treguar se puna për vizat do të jetë e vështirë edhe për shkak se vendet europiane kanë hezitim në raport me Kosovën, madje edhe vendet mike.

“Ka edhe shtete të tjera anëtare mike, siç janë Holanda e Franca që tregojnë hezitim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.