ARKATANA

Haziri: “KonSoni” e “Agro Hermes” biznese në karvanin e gjatë të prodhuesve dhe punësimit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot biznesin prodhues të produkteve të pulave dhe veve “KonSoni” dhe ndërmarrjen e prodhimit dhe përpunimit të plastikës dhe aluminit “Agro Hermes”, të cilët i ka përgëzuar për punën që kanë bërë në fusha të ndryshme derisa ka konfirmuar investimet e Komunës në infrastrukturë publike për lehtësimin e veprimtarive të tyre.

“Sektori privat në Gjilan është shembull i mirë i suksesit në Gjilan dhe gjithashtu edhe gjeneruesi më i madh i vendeve të punës. Fokusi i Komunës së Gjilanit është mbështetja e sektorit privat me infrastrukturë publike dhe njëkohësisht edhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të ngritjes së zhvillimit ekonomik lokal”, ka potencuar kryetari Haziri.

ARKATANA

Ai ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë që ka ky sektor në realizimin e politikave financiare në nivelin lokal, sepse siç ka thënë Haziri, njofton komunikata për media e Komunës së Gjilanit, bizneset janë ato të cilat me pagesat e tatimeve ndihmojnë direkt në të hyrat vetanake të Komunës në nivel lokal dhe të qeverisë në nivelin nacional./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.