ARKATANA

Haziri konfirmon se Gjilani ka 23 raste të shëruara plotësisht nga Covid-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit që ka mbajtur me Komitetin e Emergjencave, ka potencuar se Gjilani këto ditët e fundit është duke i kaluar me një qetësi në aspektin e rasteve me Covid-19, sepse nuk ka asnjë rast të ri.

“Nga takimi i sotëm është konfirmuar gjendje e qetë dhe pa raste të reja. Kemi konstatuar se nga 51 raste të infektuar, tashmë 23 raste janë të shëruar plotësisht. Dy të vdekur, tri raste janë të hospitalizuar dhe 23 raste janë në vetizolim. Gjatë ditës së sotme do të bëhen teste dhe urojmë që edhe këto të rezultojnë negative, sikur që këtyre ditëve kishim numër të madh të testeve negative”, ka thënë Haziri.

Ai ka thënë se 15 rastet e fundit që i kishte Gjilani, janë si pasojë e mospërfilljes së vendimeve të shtetit dhe rekomandimeve të ISHKP-së për masat mbrojtëse.

GRANDEMALL

Haziri, ka bërë të ditur punën e vazhdueshme që është duke u bërë për dëmet në sektorin e ekonomisë, konkretisht në bujqësi dhe sektorin privat gjatë përballjes me pandeminë.

Ndërkohë, duke folur për pakot sociale për familjet në nevojë, kreu i Gjilanit ka falënderuar donatorët për shpirtin e madh të solidaritetit në përballimin e kësaj pandemie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.