United Hospital

Haziri konfirmon mbështetjen për botimin e Monografisë për “Flakën e Janarit”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Manifestimi shumëkulturor “Flaka e Janarit” që tashti ka bërë emër kudo në trojet shqiptare, mëtohet të përfshihet në një monografi, e cila mbase do të mund të botohej në ndonjërin nga përvjetorët e ardhshëm.

Kreu i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka shprehur zotimin për mbështetjen e botimit të një monografie, të cilën e ka vlerësuar tejet të rëndësishme për ruajtjen e trashëgimisë së këtij manifestimi, i vetmi që i nderon heronjtë, dëshmorët e martirët e Gjilanit përmes vlerave kulturore.

Bashkim Nexhepi, udhëheqës i Njësisë për Kulturë, Rini dhe Sport, që vije nga arti skenik, tha se ka qenë pikërisht Festivali i Dramës Kombëtare “Talia e Flakës”, që mblodhi artistë nga të gjitha trojet shqiptare dhe e cila solli shfaqje, gjithmonë që frymuan shqip, me tekste të autorëve shqiptarë.

Hasan Bunjaku, doajen i gazetarisë dhe i kyçur në “Flaka e Janarit” që nga ditët e para të saj, ka thënë se nuk guxojmë t’i harrojmë ata që e ndezën këtë flakë.

ARKATANA

Bunjaku, duke folur për shtyllën e artit letrar, tha se ajo ishte ndër shtyllat kryesore, që e përcolli “Flakën…” që nga dita e parë, kurse e veçanta ishte konkursi letrar, ku defiluan qindra konkurrues.

“Flaka e Janarit” ka përparuar artin letrar”, ka thënë Bunjaku.

Isa Jakupi, nga arti muzikor, tha se kjo nismë për monografi është dashur të vije edhe më herët dhe rikujtoi se bartëse e aktiviteteve muzikore ishte Shoqata e Pavarur Kulturore që u formua më 1991 dhe mori nismën për ngjalljen e jetës muzikore. Sipas Jakupit, SHPK ndihmoi edhe aktivitetet tjera të “Flakës…” dhe përkundër se vepronte në kohë e kushte të vështira, bashkë me kolegët e Shkollës së Muzikës mbajtën gjallë aktivitetet.

Avni Behluli nga arti pamor, tha se artistët nuk duruan dhunën serbe, andaj nisën që të ngjallin jetën edhe në kushte okupimi, andaj “Flaka e Janarit” krah të fortë pati edhe artistët figurativë që iu bashkëngjitën manifestimit, fillimisht duke hapur ekspozitë në SHF “Selami Hallaqi”, më pas edhe në restorantin “Kulla”, SHF “Abaz Ajeti”, Shkolla e Muzikës, e në restorant “Konaku”, kurse “Peneli i Flakës” një armatë të tërë artistësh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.