RCCOLA

Haziri: Komuna e Gjilanit bashkëpunon ngushtë me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për SHCK-në

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim pune kryetarin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Shkëmb Manaj, me bashkëpunëtorët e tij, me të cilin kanë bashkëbiseduar për pozitën shërbyesit civil në institucionet e shtetit, për zbatimin e ligjit, rekomandimeve të këshillit dhe çështje të tjera ligjore që kanë lidhshmëri mes vete.

Kryetari Lutfi Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit është në vazhdimësi e angazhuar për zbatimin e ligjit që ka të bëjë me të drejtat dhe detyrat e shërbyesit civil, procedurat e rekrutimit, mbikëqyrjes dhe monitorimit të detyrave që kanë, në bazë të përshkrimit të vendeve të punës.

“Shërbyesit Civil janë ata të cilët në baza ditore japin shërbime në Komunën e Gjilanit, përmes detyrave të ndryshme të ndarë në 12 sektor të ndryshëm në qeverisjen e nivelit lokal. Qytetari i Gjilanit, por edhe të tjerët që kërkojnë shërbimet në Komunën e Gjilanit, i marrin ato, pikërisht nga zyrtarët komunal të cilët i falënderoj për punën që e bëjnë dhe për kryerjen e të gjitha detyrave që kanë konform ligjit që e rregullon këtë çështje”, ka thënë Haziri, duke potencuar se projekte unike në nivel vendi por edhe në nivel regjional, janë iniciuar, zhvilluar dhe implementuar pikërisht nga SHC.

Uji Dea

Haziri gjithashtu ka bërë të ditur që do të vazhdoj bashkëpunimi me Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për SHCK-në edhe në të ardhmen.

Kurse nga ana e tij Shkëmb Manaj, kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe zbatimin në përpikëri të ligjit për SHCK, por edhe zbatimin e rekomandimeve të këshillit të pavarur.

Manaj ka thënë se bashkëpunimi dhe përkrahja do të jenë të vazhdueshme me Komunën e Gjilanit, kurse në Gjilan sot siç ka thënë ai, janë me qëllim të diskutimit edhe me Njësinë e Personelit, për zbatimin e ligjit, monitorimin dhe informimin për format dhe mënyrën e rekrutimit të Shërbyesve Civil në institucionet komunale dhe detaje të tjera që lidhen me këtë kategori të të punësuarve./rajonipress/