UBT

Haziri kërkon vetëpërmbajtje nga të gjitha palët në kompaninë “Eco-Higjiena”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët kompaninë “Eco-Higjiena”, duke shtuar janë duke punuar që ta zgjidhin sa më shpejt gjendjen jo të mirë në këtë kompani.

Haziri tha suspendimet dhe zëvendësimet e 17 punëtorëve janë të papranueshme.

“Ne mbetemi pas premtimeve të dhëna më 2 dhjetor 2016, që punëtorët të punojnë atje dhe të kryejnë punën që e kanë përshkrim në kontratë, ndërsa suspendimet dhe zëvendësimi i tyre, për ne si partner, janë të papranueshme dhe kërkojnë një zgjidhje të menjëhershme. Gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një incident, me të cilin është marrë Policia e Kosovës, por atje nuk e kemi ndërmend që ta vendosim gardiane policinë. Për neve si Komunë është me shumë rëndësi, që bilancet e ndërmarrjes janë pozitive për vitin 2016, ndërsa pjesa e fitimit-devidenta nga pjesa publike kemi vendosur që të investohet në këtë kompani dhe për shërbimin e saj në proporcion me pjesën private”, ka thënë kryetari Haziri, pas mbledhjes së Bordit të Drejtorëve.

Haziri tha se ky vit është dashur të nis me numrin e njëjtë të punëtorëve sepse askush nuk mund të sanksionohet pse e shprehë publikisht pakënaqësinë e tij me menaxhmentin.

Mobi Casa

“Komuna është e përkushtuar maksimalisht në respektimin e të drejtës së punëtorëve, sepse ajo është e garantuar me ligj dhe kjo e drejtë nuk mund të cenohet nga asnjë autoritet”, tha ai.

Gjithashtu, ai ka theksuar se “Eco-Higjiena”, nuk është kompani private, por është kompani në partneritet publiko-privat dhe pjesa publike është e gatshme të kontribuoj në bazë të përgjegjësisë ligjore që ka. Sjelljet e partnerit privat sikur thuaj se gjithçka është private, nuk tolerohet në asnjë mënyrë dhe kërkojmë nga partneri Moser Group, që të sillet përgjegjshëm karshi situatës”.

“Përfundimisht punëtorët duhet të kthehen në punë dhe duhet ta kryejnë punën e tyre. Në shekullin XXI, t’i marrësh dikujt kovën e bërllokut nga dora dhe ta lësh pa bukë është kërcënim dhe nuk jam në gjendje ta mbështes një politikë të tillë në “Eco-Higjienë”. Jo vetëm aty, por në asnjë ndërmarrje, ku Komuna e Gjilanit ka përgjegjësi”, ka përfunduar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.