UBT

Haziri kërkon që të respektohen rregullat kundër Covid-19, pas masave lehtësuese

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komiteti për menaxhimin0 e emergjencave në Gjilan kundër përhapjes së Covid-19, e ka vlerësuar gjendjen e qetë dhe stabile, pasi u bë një javë që nuk ka pasur asnjë rast pozitiv.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se të gjitha rastet janë në monitorim të institucioneve, ndërkaq ka shtuar se përkundër lehtësimit të masave në sektorin e ekonomisë dhe lirisë së lëvizjes, të mos shkelen rregullat e përcaktuara.

“Kjo nënkupton që nuk mund të dilni në vende publike më shumë se dy herë që janë të përcaktuara nga 90 minuta. Patjetër duhet të përdoren dorëzat e maskat. Në vendet publike nuk ka lejeqëndrim. Edhe më tutje nuk mund të shfrytëzohen parqet dhe vendet e gjelbëtra për rekreacion, sport e aktivitete tjera”, ka thënë Haziri, në konferencën për media.

GRANDEMALL

Ai, me këtë rast, ka njoftuar se është varrosur dje i ndjeri Agon Musliu ne fshatin Gadish, i cili vdiq tragjikisht të dielën.

Haziri i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Musliu, banorëve të Livoçit të Epërm dhe të gjithë qytetarëve të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.