UBT

Haziri kërkon nga drejtësia që ta zbardhë rastin e Agon Musliut

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën për gazetarë, ka shprehur keqardhje për tragjedinë e djeshme, ku humbi jetën I riu gjilanas, Agon Musliu.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, Haziri ka kërkuar nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes.

“Agoni është njohur si djalë i urtë e si student i shkëlqyeshëm dhe si familjar i jashtëzakonshëm. Kthimi në karantinë, ka qenë fatal. Kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta zbardhin këtë rast deri në fund për t’i dhënë paqe familjes Musliu dhe qytetarëve të Gjilanit. Këtë paqe shpirtërore dhe njerëzore ia kemi për obligim familjes së tij dhe çdo njeriu që është tronditur”, ka thënë Haziri

GRANDEMALL

Ai tha se do të vazhdojmë të qëndrojmë afër familjes, duke mos e lejuar që rasti të politizohet.

“Ne kërkojmë zbardhjen e rastit përmes instrumenteve ligjore”, ka thënë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ndërkohë, gjatë ditës, kreu i Gjilanit ka qëndruar për ngushëllime në familjen Musliu, në fshatin Livoҫ të Epërm të Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.