Uji Dea

Haziri: Ka qenë një pasdite horrori, po punojmë që ta përballojmë situatën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka cilësuar si një pasdite horrori tragjedinë e sotme që ndodhi në qendër të qytetit.

Në konferencën e përbashkët me prokuroren e shtetit, Rozelita Hasani dhe zëdhënësit e policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, kryetari i Gjilanit ka i shprehur ngushëllime familjes Çoçaj, ndërkaq 14 të lënduarve u ka dëshiruar shërim të shpejtë.

“Ka qenë një pasdite horrori që ka ndodhur sot në Gjilan. Fatkeqësisht, një bashkëqytetar i yni Qerim Çoçaj ka humbur jetën, dy qytetarë janë në gjendje emergjente dhe po trajtohen në QKUK, ndërkaq 12 të tjerë po trajtohen në Spitalin Regjional. Lutemi që ta përballojmë sa më lehtë këtë gjendje të gjithë. Ne do të jemi pranë familjeve të të lënduarve, e në veçanti të familjes Çoçaj”, tha Haziri.

FIDANISHTJA

“E falënderoj reagimin e policisë së shtetit, prokurorisë dhe solidaritetin e qytetarëve të cilët kanë ndihmuar në shpëtimin e jëtës së qytetarëve që kanë qenë të ngujuar në veturat e tyre”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Ndërkaq, para pak çastesh kryetari i Gjilanit ka mbledhur në takim drejtorët e të gjitha drejtorive komunale, ku i pranishëm ka qenë edhe komandanti i stacionit policor në Gjilan, Alban Ramushi, ku kanë diskutuar për menaxhimin e kësaj situate. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.