Uji Dea

Haziri ka pritur në takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë Anne Huntamaki

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huntamaki, me të cilën kanë biseduar për Gjilanin në përgjithësi, për pozitën që ka kjo komunë e madhe e Republikës së Kosovës, pastaj për tolerancën ndëretnike dhe ndërfetare dhe për mundësinë e bashkëpunimit gjatë të ardhmes në fushën e arsimit të mesëm dhe universitar.

“Është vizita e parë e një ambasadoreje të Finlandës në Komunën e Gjilanit. Interesimi i saj ishte kryesisht për zhvillimet e përgjithshme në Komunën e Gjilanit. E informova ambasadoren për bashkëpunimet ndërpartiake dhe përfaqësimin politik në Kuvendin e Komunës, pastaj për dialogun ndërfetar që ekziston në Gjilan, si specifikë nga Komunat e tjera, për raportet ndëretnike që janë shumë të mira dhe stabile etj”, ka thënë kryetari Haziri.
Gjithashtu kreu i Gjilanit Lutfi Haziri, e ka informuar ambasadoren edhe sa i përket pozitës që ka Gjilani si pjesë e trekëndëshit kufitar me Maqedoninë dhe Serbinë.
Më tej ai ka potencuar edhe respektin dhe lidhjen e krijuar nga koha e ish presidentit finlandez Martti Ahtisaari.

Fundamenti

“Kosova dhe Finlanda e kanë një lidhje emocionale por edhe historike, për shkak që ish presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, ka qenë udhëheqës dhe ndërmjetësi kryesor i bisedimeve Kosovë – Serbi, për shpalljen e koordinuar të Pavarësisë së Kosovës. Ambasada gjithashtu ka pasur edhe programe të vogla dhe ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë dhe koordinohemi edhe për fushën e arsimit, sepse Finlanda sipas PISA-as është shteti me arsimin më të zhvilluar momentalisht. Shpresojmë shumë që ambasadorja të vlerësoj mundësinë e bashkëpunimit në nivelin e shkollave të mesme dhe universitetit “Kadri Zeka”, në mënyrë që të kemi edhe shkëmbim të studentëve, por edhe avancimin e punës dhe ngritje të cilësisë në këtë sektor të rëndësishëm”, ka potencuar kryetari Haziri, pas pritjes që i bëri ambasadores Huntamaki./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.