Fundamenti

Haziri ka parë nga afër punimet në infrastrukturë në lagjen “Arbëria”

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Katërshja e madhe, në të cilën përshihet rregullimi rrugëve, kanalizimeve, ujësjellësit e ndriçimit publik, e që ishte premtim i kryetarit Haziri, po implementohet në vazhdimësi.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar sot lagjen “Arbëria”, ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në infrastrukturë, në veçanti punimet në kanalizimin e një pjese të kësaj lagjeje.

Uji Dea

Ai tha se është detyrë dhe obligim i Komunës për t’i rregulluar problemet e qytetarëve, ndërsa tha se pas katër viteve më nuk do të flasim për kanalizim, rrugë, ujësjellës dhe ndriçim për shkak se këto do të realizohen krejtësisht.

“Ashtu siç kam premtuar në fushatë, për rregullimin e katërshes së madhe, ku përfshihet kanalizimi, rruga, ujësjellësi e ndriçimi publik, ashtu edhe do të ndodhë gjatë këtij mandati të qeverisjes sepse për këtë e kemi marrë besimin e qytetarëve. Ashtu qysh po rregullohet ky kanalizim, do të rregullohen edhe të tjerat me radhë. Pas katër viteve, më nuk do të flasim për problemet bazike infrastrukturore”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë inspektimit të punimeve në rregullimin e kanalizimit të një pjese të lagjes “Arbëria”./rajonipress/