FITORJA

Haziri: Jemi të vendosur për bashkëpunim me të gjithë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim përfaqësuesit e kishës protestante, të cilëve u ka ofruar bashkëpunimin e institucioneve lokale gjithherë kur është e nevojshme dhe është në interesin e qytetarëve.

Me këtë rast Naim Bllaca, njëri nga përfaqësuesit e kishës protestante në Gjilan, ka uruar kryetarin Haziri për detyrën që ka marrë, duke i dëshiruar punë të palodhur dhe të suksesshme, por edhe e kanë informuar me punën që e bëjnë në Gjilan.

“Kryetar, jemi sot këtu që tu urojmë për detyrën që keni marrë, duke ju dëshiruar suksese në punë dhe zhvillim të proceseve përpara. Kisha protestante në Gjilan funksionon në bazë të shoqatave të ndryshme që janë të njëzëri me qëllimet tona. Ne kemi aktivitete të ndryshme duke u nisur nga aktivitetet dhe shërbimet e ndryshme shëndetësore, sociale, edukimit (kurse të ndryshme, debateve kundër përdorimit të narkotikëve, etj), por edhe të predikimeve – riteve fetare që i kryejmë nëpër objekte të ndryshme në Gjilan”, ka thënë Bllaca.

ARKATANA

Ndërsa kryetari Haziri, ka falënderuar ata për vizitën që i kanë bërë zyrës së kryetarit.

“Mbështetja e Komunës së Gjilanit do të jetë përherë kur është në interesin e qytetarëve të Komunës së Gjilanit. Ne jemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë me të gjithë. Unë ju dëshiroj punë të palodhur në misionin tuaj, për shërbim të qytetarëve nga këndvështrimi juaj”, ka thënë ndër të tjerash Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.