Mobi Casa

Haziri: Jemi më të fort se kurrë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në takimin e Lutfi Hazirit me nëndegët e LDK-së është folur edhe për përgatitjet e degës së LDK-së në Gjilan për zgjedhjet nacionale, ku ka dalë konstatimi se LDK është më e fortë se kurrë.

Është mbajtur sot takimi i rregullt i kryesisë dhe me kryetarët e nëndegëve i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Gjilan, nën kryesimin e kryetarit të LDK-së në Gjilan, përkatësisht kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri.

Temë qendrore ka qenë sektori i bujqësisë, për të cilën ka raportuar drejtori i Drejtoratit për Bujqësi dhe Pylltari, Ramiz Ramadani.

Ai ka raportuat për gjetjet në këtë sektor nga ish-pushteti, për planet dhe angazhimet e kësaj drejtorie gjatë mandatit 4-vjeçar, si dhe për subvencionet për bujqit që do t’ua lehtësonin në masë të madhe veprimtarinë e tyre.

UBT

Ramadani theksoi se me të marrë detyrën e drejtorit, ka nisur me funksionalizimin e drejtorisë dhe ndarjen e subvencioneve për bujqit e Gjilanit.

Pasi dëgjoi raportin e Ramadanit, kryetari Haziri është shprehur se do t’i dalim në ndihmë bujqve me gjithë kapacitetin komunal, për t’ua bërë jetën më të mirë atyre që e punojnë tokën, duke e bërë këtë sektor të qëndrueshëm dhe profitabil për bujqit.

Po ashtu, në këtë takim është folur edhe për përgatitjet e degës së LDK-së në Gjilan për zgjedhjet nacionale, ku ka dalë konstatimi se LDK është më e fortë se kurrë./rajonipress/