FITORJA

Haziri: Investimet e Komunës në “Balec”, po e bëjnë atraktive këtë lagje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Naser Korça, ka vizituar punimet në asfaltimin e rrugëve në “Balec”, është ndarë i kënaqur me cilësinë e punimeve pas realizimit të projekteve atje.

“Këto janë investime në pako për lagjen e Balecit apo qytetit të vjetër në infrastrukturë. Kemi bërë ndërrimin e të gjithë gypave të ujësjellësit sipas standardeve dhe janë heq ata të asbestit. Është bërë rindërtimi i komplet rrjetit të ndriçimit dhe tash përfundon edhe me asfaltimin e rrugëve. I falënderoj banorët e kësaj lagjeje për bashkëpunimin dhe mbështetjen në realizimin e këtyre programeve”, tha Haziri.

Fundamenti

Haziri ka siguruar se projektet në vazhdimësi do ta kthejnë dinjitetin e qytetarëve të vjetër, si lagje e cila do të jetë më atraktive se që ka qenë deri tash.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në integrimin e punimeve sepse lumi Mirusha, stadiumi i qytetit, kampusi i shkollave të mesme, lagjja “Dardania” dhe qendra e qytetit janë projekte të integruara mes veti. Kur të përfundojnë, do të shihen se sa funksionale dhe të domosdoshme kanë qenë këto investime”, ka përfunduar kreu i Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.