GRANDEMALL

Haziri inspekton punimet në përmbylljen e rrugës së Cernicës, kosto mbi 300 mijë euro

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, kanë vizituar punimet në projektin e ndërtimit të rrugës kryesore të Cernicës, i cili është në përfundim e sipër, në gjatësi prej 3 kilometrash dhe me kosto prej 300 mijë euro.

“Jemi në fazën e përfundimit të kësaj rruge, por edhe problemeve të tjera që i ka kjo rrugë. Po punojmë edhe në drejtim të Livoçit në ndërtim të rrugës së dytë dalëse dhe hyrëse për Cernicën. Pjesa e ndriçimit të kësaj rruge do të vazhdohet në vitin e ardhshëm. Poashtu, do të vazhdojmë me ndërtimin e shtratit të lumit. Është në grupin e fshatrave model në kuptimin që po shkon në drejtim të përmbylljes së programeve infrastrukturore. Me z. Kadriu si ish-nënkryetar kemi filluar shumë herët t’i programojmë këto projekte dhe e falënderoj për mbështetjen në nivel qeveritar”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Haziri tha se do të vazhdojnë të punojnë në ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit në Vrapqiq, sikurse edhe në realizimin e projekteve të vogla në Gumnishtën e Poshtme dhe të Epërme.

Uji Dea

Ndërkaq, zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, ka thënë se është i lumtur që po përfundon ky projekt jashtëzakonisht i rëndësishëm për këtë pjesë.

“E falënderoj kryetarin Haziri për bashkëpunimin dhe implementimin e të gjitha projekteve të përbashkëta të nivelit qendror, të cilat janë duke u financuar në komunën e Gjilanit”, tha Kadriu./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.