ARKATANA

Haziri inicion takimin e parë për bashkëpunim ndërkufitar mes Likovës dhe Novobërdës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka mbledhur ne takim të përbashkët kryetarin e Likovës, Erkan Arifi dhe atë të Novobërdës, Svetislav Ivanovic, për të filluar bashkëpunimin ndërkufitar, si komuna të përafërta për kah numri i banorëve dhe me ngjashmëri në fushën e turizmit.

Kryetari Haziri, ka thënë se kjo ishte iniciativë për mundësi bashkëpunimi gjatë të ardhmes mes këtyre dy komunave me zhvillimin e projekteve ndërkufitare në interest ë zhvillimit të këtyre Komunave dhe njëkohësisht edhe promovimin e vlerave të përbashkëta.

Haziri gjithashtu ka potencuar faktin se këto Komuna Likovë dhe Novobërdë mund të bashkëpunojnë gjatë të ardhmes në shumë fusha, por turizmi dhe shkëmbimi I përvojave është një mundësi për të gjetur forma të ndryshme për realizimin e projekteve të përbashkëta në shërbim të qytetarëve.

Mobi Casa

Dy kryetarët Arifi e Ivanovic kanë falënderuar iniciativën e kryetarit Haziri për krijimin e urave lidhëse mes këtyre dy komunave me interes të zhvillimit dhe shkëmbimit të përvojave por edhe mundësinë e thithjes së fondeve për projekte madhore gjatë të ardhmes.

Nga ky takim kryetari I Gjilanit Lutfi Haziri, ka bërë të ditur angazhimin e tij edhe për krijimin e lidhjeve të bashkëpunimit mes Komunës së Kamenicës dhe një komune tjetër në Maqedoni, për të krijuar lidhje të bashkëpunimit ndërkufitar.

Deri më tani Komuna e Gjilanit dhe e Vitisë janë Komuna që kanë realizuar projekte te përbashkëta me Komunën e Kumanovës, Çairit, Likovës dhe Komuna të tjera, duke tërhequr fonde nga Komisioni Evropian për projekte në valorizimin e zejeve, por edhe projekteve në bujqësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.