Eko Higjiena

Haziri: Idriz Seferi i bashkoi pushkët që të gjithë shqiptarët të jetojnë të lirë në një shtet

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur sot Akademia e Flakës, në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit 2017”, që sivjet i kushtohet heroit Idriz Seferi.

Në këtë akademi, pos kryetari Haziri dhe strukturave komunale, ka marrë pjesë familja e heroit Idriz Seferi, përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe përfaqësues nga institucionet lokale e qendrore.

“Këtë akademi ne sot ia kushtojmë me përkulje dhe me nderimin e respektin më të madh, heronjve, dëshmorëve e martirëve të Gjilanit dhe të gjitha atyre që punuan për unifikimin dhe për arritjen e të gjitha të drejtave të shqiptarëve në këtë pjesë. Me vendim të Bordit të Flakës, kemi vendosur që ky vit ti kushtohet kolosit, kryengritësit dhe njeriut të pushkës, Idriz Seferit. Ai, së bashku me bashkëluftëtarët e tij, mori detyrën më të madhe në kohën e lëvizjes për lirinë e shqiptarëve për të çliruar kryeqytetin e Vilajetit të Kosovës dhe regjionit ku ne jetojmë, duke bashkuar pa kurrfarë dallimi, të gjithë ato pushkë të Karadakut e të Gollakut, Moravës së Epërme e të Poshtme dhe të gjithë shqiptarëve kudo që kanë qenë në një sllogan për Zot e për Atdhe, që të gjithë shqiptarët të jetojnë të barabartë dhe në një shtet”, ka thënë kryetari Haziri, gjatë fjalimit të tij.

Haziri ka nënvizuar se historia e Shqipërisë së Londrës, tregon qartë që është dashur edhe 100 vite përpjekje që pushka e Idriz Seferit dhe pushkët e bashkëluftëtarëve të tij të vazhdojnë të jehojnë për t’i arritur qëllimet dhe idealet që i lanë pas gjeneratave që sot jetojnë, që luftuan, e u burgosën dhe gjeneratave që nuk u frikësuan për çuar këtë amanet përpara.

“Do të vazhdojmë gjatë tërë vitit që me aktivitete të ndryshme të shënojmë me aktivitete të ndryshme këtë përvjetor të madh edhe në Prishtinë, edhe në Prizren edhe në Tiranë e Vlorë dhe kudo që shqiptarët jetojnë. Ne si Gjilan dhe si Anamoravë e kemi për nderë që ta çojmë deri në fund zbardhjen e luftës së tij, kryengritjes së tij, dhe të heroizmit të tij e të bashkëluftëtarëve të tij. Ka ardhur koha që historia ndaje kësaj kryengritje, ndaj këtij burri dhe ndaj bashkëluftëtarëve të tij të shkoj deri në fund dhe të njihet e të zbardhet përfundimisht. Lavdi veprës së Idriz Seferit dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit”, ka shtuar kreu i Gjilanit.

Kryetari i Lidhjes së Historianëve “Ali Hadri”, Blerim Haziri, ka deklaruar se Flaka e Janarit nuk shërbente vetëm si ngjarje kulturore, për të kujtuar dëshmorët, por reflektonte edhe situatën e krijuar në Kosovë.

United Hospital

“Në muajin janar ndodhën ngjarje historike të dhimbshme, të cilat na bëjnë të ndihemi krenarë. Flaka e Janarit nuk shërbente vetëm si ngjarje kulturore, për të kujtuar dëshmorët, por reflektonte edhe situatën e krijuar në Kosovë. Themelues i manifestimit ishte Shoqata e Pavarur Kulturore dhe Forumi i LDK-së në Gjilan. Në këtë muaj ranë shumë figura me peshë historike, si: Skënderbeu, Isa Boletini, Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, e më vonë edhe Ibrahim Rugova”, ka thënë historiani Blerim Haziri.

Ndërkaq, kryetari i “Fondacionit Idriz Seferi”, Sabri Kadriu, e falënderoi kryetarin Lutfi Haziri, duke thënë se “për herë të parë i vuri bazat institucionale, trajtimit të së kaluares historike, në rend të parë heroit dhe trimit legjendar Idriz Seferi.

Në emër të familjes së Idriz Seferit ka folur nipi i tij, Nijazi Idrizi, i cili tha se familja e tij është dyfish krenare për shkak se 2017-ta u shpall si vit i figurës së këtij kolosi.

“Familja jonë është shumë krenare që në këtë vit “Flaka e Janarit” i kushtohet gjyshit tonë. Është dyfish krenare për shkak se 2017-ta u shpall si vit i figurës së tij që domethënë se promovohen vlerat, kontributi atdhetar i tij dhe kontributi i bashkëluftëtarëve të tij. Jemi krenarë mbi të gjitha sepse në këtë vit që sipas programit që e ka shpallur kryetari Lutfi Haziri, do të vendoset për herë të parë shtatorja e gjyshit tonë në qendër të Gjilanit”, është shprehur Idrizi.

Manifestimi mbarëkombëtar “Flaka e Janarit 2017” në mbrëmje ka vazhduar me Ekspozitën Kolektive të Artit Pamor. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.