Hidromorava

Haziri i jep mbështetje kandidates Kosovare Rrustemi për Kantonin e Solothurn

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim mbështetjeje dhe përgëzimi, kandidaten për deputete në Asamblenë e Kantoni të Solothurn-it në Zvicër, si kandidate e cila është me prejardhje nga Komuna e Gjilanit dhe është bashkatdhetarëve në vargun e gjatë të mërgatës që Gjilani ka në botën e jashtme e veçanërisht në Zvicërr.

“Jam shumë i gëzuar kur të rinjtë tanë dhe mërgata në përgjithësi, është pjesë e proceseve politike edhe në shtetet sikur Zvicra dhe e shteteve të tjera anë e mbanë botës. Qytetarët e Kosovës të cilët mërgatës po i japin tashmë gjeneratën e tretë atje, falë angazhimit dhe përkushtimit të vazhdueshëm, më nuk janë vetëm punëtorë krahu, por pjesë e zhvillimit, arsimimit dhe integrimi i tyre të plotë përditë e më shumë po bëhet krucial dhe ne normalisht që ndjehemi krenarë. Nga cilësia e kryetarit të Komunës që më së shumti ka qytetarët e saj në mërgim në nivel vendi e posaçërisht me qytetarët e saj që janë në Zvicër, bëjë thirrje që të mbështetet Kosovarja në mënyrë që ajo të jetë pjesë zyrtare e përfaqësimit në institucionet e Zvicrës”, ka thënë kryetari Haziri, duke porositur të gjithë të rinjtë që të marrin rrugën e studimeve dhe të avancimit intelektual në botën e jashtme kudo që ata janë.

Fundamenti

Nga ana e saj Kosovare Rrustemi, kandidate për deputete në Asamblenë e Kantonit të Solothurn-it, ka thënë se mbështetja e marrë nga kryetari Haziri dhe bashkëpunimi e motivimi që ka marrë nga bashkatdhetarët e Zhegrës, të Gjilanit dhe Kosovës, është jashtëzakonisht i madh duke potencuar faktin se karshi rendit demokratik në shtetet evropiane, domosdo duhet të jetë edhe përfaqësimi politik, sepse përkujdesi dhe fuqia është krejt tjetër kur shqiptarët do ta kenë zërin e tyre karshi qytetarëve rezident zviceran.

Ndryshe, Kosovare Rrustemi është aktiviste e dalluar, drejtuese e shumë projekteve dhe organizatave humanitare, organizatave joqeveritare, organizime për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe nënës shqiptare, dhe tash kandidate për deputete në Asamblenë e kantonit të Solotunit-Zvicër, për zgjedhjet që do të mbahen më 12 mars 2017./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.