ARKATANA

Haziri: Gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema dhe me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kuvendi Komunal i Gjilanit, me një seancë solemne, ka shënuar sot 22-vjetorin e epopesë së UÇK-së, me ç`rast kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini tha se epopeja e UÇK-së, pa dyshim se përbënë një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar të Kosovës, i cili luftën për çlirim nga sundimi i pamëshirshëm jugosllav e ka nisur qysh herët.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili mbajti një fjalë rasti në këtë seancë solemne, ka thënë se 22 vjet më parë, kryengritja e familjes Jashari në Prekaz, shënon kthesën e madhe të kryengritjes së armatosur nga rezistenca paqësore dhe aktive, që shqiptarët e Kosovës dhe shqiptarët në ish-Jugosllavi shënonin vullnetin e tyre politik të përditshëm, duke dashur që të ndërtojnë lirinë, pavarësinë dhe republikën e tyre, që sot pjesërisht ne të gjallët po e gëzojmë.

“Jam i nderuar sot që, në emër të qytetarëve të Gjilanit, të shënoj, të përkujtoj dhe të përkulem para veprës së madhe të kësaj familje, e cila shkaktoi kryengritje gjithëpopullore, në parimin e mbrojtjes së pragut të shtëpisë dhe familjes u bënë rast unik në botë, ku solidariteti dhe kryengritja popullore, nën emblemën dhe uniformën e UÇK-së shënon 18 muaj të luftës çlirimtare të popullit të Kosovës dhe të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, për të drejta të barabarta dhe për liri të plotë në kuadër të kombeve të lira të botës”, ka thënë Haziri.

Ai ka përmendur me këtë rast edhe kontributin e pjesës së Anamoravës, në përpjekjet gjithëpopullore për të realizuar ëndrrën e madhe të lirisë.

ARKATANA

“Për ne të Anamoravës dhe kësaj pjese të Kosovës, historia është përsëritur, sepse Rexhep Mala e Nuhi Berisha ishin ata që në Prishtinë u kryengritën dhe luftuan deri në vetëflijim, duke dhënë shenjat e para të vullnetit politik që edhe përmes formës së armatosur, shqiptarët duhet të ngritën dhe duhet të rezistojnë deri në realizimin e ëndrrave të tyre për të qenë të lirë”.

Kryetari Haziri tha se gjithmonë do të jemi krenarë me këto emblema, me këta njerëz dhe me këta kryengritës që vendit i dhanë lirinë, ndërsa vetes së tyre ia siguruan përjetësinë, për të na e ruajtur sot lirinë nga qielli, kudo që janë nën strehën dhe mbrojtjen e Zotit, në mënyrë që ky vend të ruhet nga e keqja, të ruhet nga armiqtë e saj të deridjeshëm, sepse edhe sot Kosova po përcillet me frikën e saj për ruajtjen e pavarësisë, lirisë dhe sovranitetit të vetë.

Ndërkohë, Haziri u shpreh optimist për të ardhmen e vendit, duke thënë se institucionet e reja do të dinë të përfaqësojnë interesin publik dhe politik siç është më së miri.
“Besoj shumë se institucionet e reja, do të jenë ato që do të përfaqësojnë interesin publik dhe politik të republikës, në mënyrën më të drejtë, më të shenjtë dhe më këmbëngulëse, në mënyrë që kjo liri të bëhet e plotë për të gjithë qytetarët e Kosovës, kjo pavarësi të shtrihet në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe që demokracia të forcohet çdo ditë e më shumë”, ka thënë Haziri.

Fjalë përshëndetëse në emër të familjeve të dëshmorëve mbajti Fitore Mala, e cila tha se porosia ime dhe e jona është që këto ditë përkujtimi t`i shndërrojmë në ditë pune dhe angazhimi, në mënyrë që t`i nderojmë ata që sakrifikuan gjithçka për ditët e sotme./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.