UBT

Haziri: Gjilani synon zgjidhjen e problemit të ujit të pijshëm për 100 vitet e ardhshëm

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e ndërmarrja “Ibër Lepenc”, ku kanë biseduar për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në projektin që parasheh zgjidhjen e problemit të ujit për 100 vjetët e ardhshëm dhe njëkohësisht ndikimin në zhvillimin e sektorit të bujqësisë përmes sistemit të ujitjes.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka potencuar rëndësinë e madhe që ka ky projekt për Gjilanin dhe Anamoravën, sepse, siç ka thënë ai, problem për këtë regjion mbetet ende furnizimi me ujë të pijshëm.

“Mundësia e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt prej afro 500 milionë euro, është një mbështetje jetike që i jepet qytetarëve për 100 vjetët e ardhshme dhe njëkohësisht një mundësi shumë e madhe e zhvillimit të qëndrueshëm të sektorit të bujqësisë në këtë regjion. Ky grant nga Banka Botrore dhe i implementuar së bashku me Qeverinë e Kosovës, nuk parasheh implikime buxhetore të Komunave, Gjilan, Viti, Kaçanik, Shtërpcë, Ferizaj, Shtime dhe Lipjan”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri.

ARKATANA

Ai ka thënë se pas përfundimit të fazës së studimi i fizibilitetit, për mundësinë e përfshirjes së Gjilanit dhe Anamoravës në këtë projekt, pasi që parashihet që gjendja në këtë pjesë të ndryshojë rrënjësisht sa i përket ujit të pijes dhe zhvillimit të këtyre Komunave.

Kurse, ekspertja e angazhuar për studimin e fizibilitetit, Karina Zachodni, ka potencuar se vlera e përafërt e projektit parashihet të jetë rreth 500 milionë euro në tërësi dhe do të mundësojë një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët, por edhe kapacitete të mjaftueshme për ujitjen njëkohësisht./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.