Mobi Casa

Haziri: Gjilani shënon ulje të rasteve me COVID-19, apeloj për vaksinim dhe respektim të masave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se Gjilani po vazhdon të shënojë ulje të rasteve, ku aktualisht janë 74 raste aktive me COVID-19.

Ai ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat anti-COVID-19 dhe të vaksinohen.

“Në ditën e 545-të ku po i vazhdojmë angazhimet për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shënojmë një ditë mirë ku ulja e rasteve aktive në bie 74. Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i respektojnë masat kundër COVID-19 të Qeverisë së Republikës. Janë dy hapa të mëdhenj që ne kemi bashkëpunuar këto ditë të gjata, kujdesi me bartje të maskave e distancës sociale dhe preventiva nëpërmjet vaksinimit. Me këtë rast, iu shpreh ngushëllime 198 familjeve të cilët kanë humbur më të dashurit e tyre”, ka thënë Haziri.

Eco Higjiena

Gjendja e përgjithshme në Gjilan prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 27445 mostra, 9789 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 9517 janë shëruar, 198 persona e kanë humbur betejën, 74 raste janë aktive, 73429 deri tani janë vaksinuar, të hospitalizuar janë 7 pacientë, ndërkaq 14 mostra janë në pritje për rezultat.

Ndryshe, Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, është themeluar më 13 mars 2020 nga kryetari, Lutfi Haziri, në të cilin përfshihen emergjencat civile dhe profesionistët shëndetësorë në nivel lokal e regjional.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.