Haziri: Gjilani qyteti më i sigurt në regjion
Gjilan – Në 17-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, shpreh urimet më të përzemërta për këtë institucion, i cili sot gëzon respekt dhe besim të plotë nga ana e qytetarëve ka thënë Lutfi Haziri.
“Në Gjilan, po e ritheksoj me krenari bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që Komuna e ka me policinë lokale dhe regjionale. Falë punës dhe bashkëpunimit të mirë që kemi, sot, 17 vjet pas themelimit të këtij institucioni, në Gjilan ka tre vite që nuk ka ndodhur ndonjë rast i rëndë me motive kriminale apo vrasje dhe për këtë lirisht mund ta shpallim qytetin më të të sigurtë në regjionin e Europës Juglindore” ka shkruar Haziri./rajonipress/


