United Hospital

Haziri: Fryma e fitores që po mbizotëron në lagjen “Arbëria”, është më e madhe se në vitin 2013

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Degës së LDK-së, njëherit edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët e tij, është takuar me strukturat e partisë në lagjen “Arbëria”, në kuadër të takimeve përgatitore për fushatën elektorale të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.

Nga ky takim ai ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e LDK-së dhe qytetarët e tjerë që në zyrën e kësaj partie të deponojnë kërkesat me interes të publikut të gjerë, në mënyrë që ato të inkorporohen në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, nga kjo lagje, Imet Rrahmani, njëherit kryetar i kësaj nëndege, ka thënë se që nga viti 2014 e deri më sot, në këtë lagje janë investuar projekte me rëndësi kruciale për jetën e qytetarëve.

“Investimet në infrastrukturë, pastaj investimi i sallës së sportit, trotuaret, investime në infrastrukturën nëntokësore, janë disa nga projektet në vija të trasha, por tani e tutje janë të përcaktuara, ndërtimi i Çerdhes dhe “Arbëria” do të jetë prioritet në programin e ardhshëm kryetar vjeçar të qeverisjes me kryetarin Lutfi Haziri”.

Mobi Casa

Kryetari Haziri pasi ka falënderuar të gjithë të pranishmit, ka thënë se ndjehet shumë i lumtur që me entuziazmin e fitores së 2013-tës, po vazhdohet edhe më me intensitet përgatitja për fitoren e zgjedhjeve të 22 tetorit.

“Lagja “Arbëria” është tashmë pjesë e qytetit. Si e tillë do të pikëpreket nga të gjitha investimet që janë të projektuara të nisin këtë vit dhe vitin e ardhshëm. Autostrada milionëshe, rrjeti i ujërave të zeza poashtu projekt milionësh, hyrje daljet e qytetit dhe projekte të tjera, janë ato që vlerën e kësaj lagje do ta rrisin edhe më tutje, krahas projekteve tashmë të përcaktuara për investime. Në këtë takim po shohë që entuziazmi i fitores së vitit 2013, është edhe më i madh për zgjedhjet e 22 tetorit”, ka thënë kryetari Haziri, duke pohuar se shembullin e organizimit të “Arbërisë”, ta ndjekin edhe lokalitete dhe lagje të tjera.

Të pranishmit kanë paraqitur disa kërkesa, të cilat kanë thënë se do t’i drejtorinë degës për të qenë pjesë e programit të kryetarit Lutfi Haziri në katër vitet e ardhshme. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.