GRANDEMALL

Haziri: Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Është inauguruar sot pllaka përkujtimore e UÇK-së dhe UÇPMB-së në fshatin Shurdhan të Gjilanit, në shënim të 20-vjetorit të vrasjes së dëshmorit të kombit, Sevdail Idrizi – komandant “Guri”.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ish – komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, ish-komandanti i UÇPMB-së, Shefket Musliu, deputetë të Kuvendit të Maqedonisë, familjarë e miq të dëshmorit.

Mobi Casa

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, tha se figura e komandant “Gurit” do të nderohet për sa të jetë jeta.

“I nderuar të marrë pjesë në inaugurimin e pllakës përkujtimore të UÇPMB-së dhe Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Shurdhan, në shënim të 20 –vjetorit të vrasjes kryengritësit të madh të Karadakut, dëshmorit të kombit, Sevdail Idrizi – komandant Guri. Figura e komandant “Gurit”, pjesëmarrës i tri luftërave çlirimtare, do të nderohet për sa të jetë jeta. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.