GRANDEMALL

Haziri falënderon ambasadorin e Norvegjisë për mbështetjen ndaj Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Pas konferencës së mbajtur në Gjilan me temën “Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – Alternativat dhe Opsionet”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka zhvilluar një takim të veçantë me ambasadorin e Norvegjisë në Kosovës, Per Strand Sjaastad.

Kryetari Haziri me këtë rast e ka informuar ambasadorin norvegjez për gjendjen politike në Gjilan, ndërkaq e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme sa i përket procesit të dialogut me Serbinë.

Kreu i Gjilanit, po ashtu, e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad, për mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit Norvegjez për Kosovën, e për Gjilanin në veçanti.

Fundamenti

“E falënderova ambasadorin Sjaastad për mbështetjen e Ambasadës ndaj qytetarëve të komunës sonë, ndaj të rinjve e të rejave. Norvegjia ka një peshë dhe rol të veçantë dhe një angazhim e interesim serioz sa i përket komunës sonë”, ka thënë Haziri.

Ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe për bashkëpunimin e mirë që e kanë pasur, përderisa ka rikonfirmuar mbështetjen Ambasadës së Norvegjisë për qytetarët e Gjilanit.

Ndryshe, të premten është mbajtur tryeza e rrumbullakët me përfaqësuesit e partive politike në Gjilan, e cila është organizuar nga Ambasada e Norvegjisë në Kosovë, ku është diskutuar lidhur me dialogun me Serbinë, alternativat dhe opsionet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.