ARKATANA

Haziri falënderon Ambasadën Britanike për mbështetjen e projektit “të heshtur dhe të harruar”

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëvendës ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë, Jacob Webber, kanë vizituar sot organizatën që trajton personat me nevoja të veçanta Handikos,, konkretisht Shoqatën e të Verbërve, ku është duke u bërë mësimi i gjuhës së shenjave për fëmijët dhe prindërit që nuk e kanë të zhvilluar shqisën e të dëgjuarit.

Haziri ka falënderuar ambasadën Britanike në Kosovë për mbështetjen e vazhdueshme dhe njëkohësisht ka potencuar se përkundër që një numër i qytetarëve nuk e kanë shqisën e të dëgjuarit, ata janë të vyeshëm në shoqëri dhe të barabartë do të trajtohen gjithmonë.

“Faleminderit Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar për mbështetjen dhe investimin që e bëjnë përmes projekteve të ndryshme në Gjilan. Projekti “të heshtur dhe të harruar”, që është duke u realizuar sot, flet për komunitetin që duhet të involvohen, prindërit, mësimdhënësit, punëtorët e shtetit dhe të gjithë neve, për të mësuar gjuhën e shenjave dhe të komunikojmë së bashku. Po punojmë për të krijuar barazi në shkollim, punësim dhe në jetë. Ky objekt në vitin 2007 është ndërtuar nga qeveria e Britanisë së Madhe, në të cilin janë të gjitha shoqatat që trajtojnë problemin e qytetarëve me nevoja të veçanta”, ka thënë Lutfi Haziri.

Fundamenti

Jacob Webber, ambasador i Britanisë së Madhe, në Kosovë, ka thënë se kanë mbështetur këtë projekt për të ndihmuar komunikimin përmes mësimit të gjuhës së shenjave, që është mundësi e mirë që përkundër që nuk mund të flasin e dëgjojnë ata të komunikojnë dhe ta ndjejnë veten të rëndësishëm në shoqëri.

“Ne kemi mbështetur këtë projekt dhe besojmë shumë që me angazhimin e përbashkët me nivelin lokal edhe në të ardhmen do të jemi pranë këtij komuniteti që vërtetë nuk është i harruar, por është këtu me ne dhe po punojmë që të mos e ndiejnë veten të heshtur”, tha, ndër të tjerash, ambasadori Webber, gjatë prezantimit të projektit.

Në fund, Fatmir Shurdhani, menaxher i qendrës së Handikos-it, tha se më 3 dhjetor të vitit 2020, së bashku me kryetarin e Komunës së Gjilanit kanë vendosur që viti 2021 të jetë vit i personave me nevoja të veçanta, nën sloganin “Mundësi të barabarta për të gjithë”, duke shtuar se projekti i sotëm dhe disa të tjerë në vazhdimësi, po e dëshmojnë këtë, për angazhim të përbashkët dhe të mbarë në mbështetje të kësaj kategorie./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.