Mobi Casa

Haziri: Faleminderit profesionistëve shëndetësorë të cilët shpëtuan mijëra jetë të qytetarëve

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në konferencën e fundvitit, ka falënderuar profesionistët shëndetësorë, të cilit tha se shpëtuan mijëra jetë.

“2020-ta ka qenë vit i jashtëzakonshëm që dha efektet pandemia. I kemi humbur 96 qytetarë, por të janë shpëtuar mijëra jetë. Në këtë ditë, dëshiroj t’i falënderoj profesionistët shëndetësorë për guximin profesional dhe përkushtimin në parandalimin e përhapjes së virusit, të cilët kanë shpëtuar mijëra jetë. Mirënjohës përjetë”, ka thënë Haziri, në konferencën për media, të fundit për vitin 2020.

Haziri tha se menaxhimi i mirë i pandemisë, e ka nxjerrë Gjilanin nga zona e kuqe në zonën e verdhë, për të shtuar se po punohet që të kalohet në zonën e gjelbër.

“Lajmi më i fundit është që e kemi përmbyllur me sukses gjysmë vjetorin e parë të vitit shkollor, në kushte pandemie, ku shkollat tona kanë qenë shembulli më i mirë i parandalimit të përhapjes së COVID-19. Po ashtu, jemi duke punuar në 12 objekte shkollore në renovim, në kuadër të programit të efiçiencës së energjisë, derisa më 7 dhjetor kemi filluar me ndërtimin e çerdhes së re në lagjen Arbëria”, tha Haziri.

Ai ka thënë se përkundër vështirësive që ka sjellë pandemia, Komuna e Gjilanit ka realizuar të gjitha objektiva dhe projektet e parapara për vitin 2020.

“Në infrastrukturë kemi punuar mbi parimin e barazisë, qytet-fshat. Lajmi i mirë është që të gjitha fshatrat i kemi bërë me rrjet të ujësjellësit, përpos Vrapçiqit i cili mbetet fshati i fundit që është në proces”, tha Haziri.

Ai ka thënë se 2020-ta ishte viti më i rëndë sa i përket realizimit të të hyrave nga tatimet.

FIDANISHTJA

“Buxheti deri sot është shpenzuar 98 për qind, derisa të hyrat në këtë vit janë realizuar 63 për qind. Ka qenë viti më i rëndë dhe me i keq që e kemi kaluar dhe mezi po presim ta kalojmë këtë pandemi”, tha Haziri.

Në bujqësi, tha Haziri, është realizuar qind për qind programi për subvencionimit të fermerëve në mbjelljet vjeshtore.

Kreu i Gjilanit theksoi si ndjehet mirë që sivjet i Komuna i ka ndarë 200 bursa për studentët, në kuadër të programit për mbështetjen ndaj rinisë.

Ai konfirmoi se tashmë kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të QKMF’së përballe Spitalit Regjional, i cili pritet të funksionalizohet shumë shpejtë.

Në këtë konferencë, Haziri pohoi se kjo komunë është përfituesja më e madhe e projekteve të bashkëpunimit ndërkufitar, me mbështetjen e Komisionit Europian.
“Projektet kapitale që janë në proces të ndërtimit janë rruga hyrëse dhe dalëse Gjilan-Prishtinë, Rruga e Kumanovës, pjesa e fundit e rrugës hyrëse dhe dalëse Gjilan-Bujanoc, sikurse edhe pjesa e fundit e lumit Mirusha, derisa shtrati i lumit Stanishorka pritet të nis vitin e ardhshëm. Të gjitha këto projekte po i realizojmë me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë”, tha Haziri.

Në fund, kreu i Gjilanit ka u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve, të cilët i vlerësoi lartë për kontributin e madh që kanë dhënë për vendlindjen dhe po japin edhe më tutje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.