Fundamenti

Haziri : Fajtorët e masakrës së Llashticës të dënohen

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Na lejoni që edhe ne së bashku me ju ta ndajmë këtë përkujtim duke shpresuar se masakra e Llashticës do të ndriçohet dhe se nuk guxon të harrohet sepse janë vrarë masakruar e djegur për së gjalli 13 qytetarë të këtij fshati pa dallim moshe e gjinie ka thënë Haziri.

Në këtë takim të familjareve ishte edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dega në Gjilan Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët te tij i cili fillimisht vendosi kurora lulesh tek varret e dëshmorëve në Llashtice dhe me pastaj vizitoi edhe familjen e Sadik Murselit të cilit paramilitaret serb ia vranë babain.

Haziri para familjarëve të cilët humbën më të afërmit e tyre, më të dashurit e tyre, tha se gjaku i tyre u bë drite e Lirisë të cilën ne e gëzojmë sot. “Andaj ju si familjar duhet të ndiheni shumë krenar sepse falë gjakut të tyre e të shumë dëshmorëve e martirëve në Kosovë ne sot jetojmë të lirë. Prandaj na lejoni që edhe ne së bashku me ju ta ndajmë këtë përkujtim duke shpresuar se masakra e Llashticës do të ndriçohet dhe se nuk guxon të harrohet sepse janë vrarë masakruar e djegur për së gjalli 13 qytetarë të këtij fshati pa dallim moshe e gjinie” ka thënë Haziri.

UBT

Në këtë takim ishte edhe drejtori i shkollës fillore “ Esat Berisha” Nehat Shabani i cili në këtë luftë pat humbur djalin dhe qe plagosur edhe vet.

Nehat Shabani falënderoi shumë kryetarin Haziri për përkujdesin e tij në ketë ditë dhembjeje të qytetarëve të Llashticës duke shpresuar se fajtoret e kësaj masakre do të gjinden dhe dënohen.

Gjithashtu edhe Astrit Murseli falënderoi shume kryetarin Lutfi Haziri i cili gjeti kohë dhe vizitoi familjen e tij./rajonipress/