Fundamenti

Haziri: Ende s`ka vendim për të hyrë në koalicion me PDK

/ 1 minutë lexim

Gjilan – Nënkryetari i AAK-së në Gjilan Sokol Haziri tha për rajonipress se ende nuk ka ndonjë vendim për të hyrë në koalicion me PDK. Është vetëm ide hyrja në koalicion,por nuk ka ndonjë vendim konkret tha ai.

Pas deklaratës së Qemajl Mustafës se AAK-ja mund të jetë pjesë e koalicionit me ridizajnimin e koalicionit qeverisës,edhe AAK në Gjilan ka shprehur gatishmërinë dhe vullnetin për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës në pushtetin komunal të Gjilanit të drejtuar nga PDK-ja.

Megjithatë drejtuesit e saj në Gjilan kanë thënë se ende s`ka ndonjë vendim definitivë rreth kësaj ideje.

Fidanishtja

“Hyrja në koalicion me PDK është vetëm ide sepse duhet të merret leja nga Prishtina dhe të pyetën strukturat e partisë në Gjilan . S`ka ndonjë vendim dhe ende s`ka asgjë konkrete” tha Haziri.

Haziri ndërkaq tha se AAK-ja nuk është pjesë e lojës rreth zgjedhjes së drejtorit të kulturës. “AAK nuk merr përgjegjësi rreth asaj pozite sepse nuk i dimë detajet e atij largimi” tha shkurt Haziri./rajonipress/