ARKATANA

Haziri ende i “paqartë” rreth kandidatit të LDK-së për kryetar të komunës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – “Kjo Konventë madhështore e Forumit të Gruas, si parapërgatitje për zgjedhjet e tetorit, është garancë e fitores edhe për mandatin e ardhshëm. Së shpejti, do ta mbajmë edhe Konventën e madhe të Degës së LDK-së në Gjilan, ku do të dalim me politikat programore për mandatin e ardhshëm qeverisës, me listën e kandidatëve për Asamble, e cila do të jetë absolutisht më e mira në Kosovë. Në këtë Konventë, do të dalim me emrin konsensual të Degës, i cili do t’i prijë ekipit të madh drejt fitores plebishitare të LDK’së në Gjilan, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ju faleminderit shumë!”, ka thënë Haziri.

Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, ka organizuar Konventën madhështore me gratë gjilanase, e cila është përgatitore për zgjedhjet e 17 tetorit.

Në këtë Konventë ka marrë pjesë Nënkryetari i Parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetarja e FG të LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe qindra gra gjilanase.

UBT

“Sot jemi bashkë që të tregojmë angazhimin dhe përkushtimin e gruas gjilanase dhe po takohemi duke shprehur synimin tonë të madh për të ardhmen e familjes gjilanase. Konfirmojmë se gruaja ka qenë dhe është faktor determinues i ndryshimeve pozitive, i angazhimeve të përbashkëta, sakrificave dhe sfidave të ndryshme, por edhe i fitoreve të mëdha të LDK-së. FG në Gjilan mbetet faktori dominant i përfaqësimit model të gruas dhe jemi të bindur se do të vazhdojmë të qeverisim. Formula e fitoreve të LDK-së dhe kryetarit Haziri, është formulë e besimit qytetar, ndryshimeve pozitive, ekipit fitues dhe ekipit unifikues”, ka thënë kryetarja e FG të LDK në Gjilan, deputetja Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Nënkryetari i Parë i LDK-së në nivel qendror, njëherësh kryetar i Degës dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka falënderuar gratë e Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj LDK-së për fitoret plebishitare.

“Kjo Konventë madhështore e Forumit të Gruas, si parapërgatitje për zgjedhjet e tetorit, është garancë e fitores edhe për mandatin e ardhshëm. Së shpejti, do ta mbajmë edhe Konventën e madhe të Degës së LDK-së në Gjilan, ku do të dalim me politikat programore për mandatin e ardhshëm qeverisës, me listën e kandidatëve për Asamble, e cila do të jetë absolutisht më e mira në Kosovë. Në këtë Konventë, do të dalim me emrin konsensual të Degës, i cili do t’i prijë ekipit të madh drejt fitores plebishitare të LDK’së në Gjilan, në zgjedhjet e 17 tetorit. Ju faleminderit shumë!”, ka thënë Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.