GRANDEMALL

Haziri: Edhe Pogragja po bëhet model i fshatit modern

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me drejtorët e drejtorive komunale, ka vizituar sot fshatin Pogragjë, ku është realizuar projekti i terrenit sportiv, i cili ka qenë kërkesë e këshillit të fshatit dhe njëkohësisht ka falënderuar shoqatën “Pogragja” dhe gjithë banorët për angazhimin e vazhdueshëm në mirëmbajtje të hapësirës, investimeve dhe krijimit të gjelbrimit.

Pogragja është e organizuar me një komunitet të kulturuar dhe me energji të madhe nën mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë aktive nga bashkatdhetarët tanë në diasporë, që të ruajnë, mirëmbajnë dhe ndërtojnë fshatin e tyre model.
“Terreni sportiv, parku, hapësirat publike, lumi i fshatit e deri të varrezat, janë një dëshmi e punës dhe e kulturës që ka ky fshat. Konfirmoj se Komuna do të vazhdoj me investimet në ndërtimin e trotuareve, skajorëve të rrugës, ndriçimit dhe asfaltimin e rrugicave të mbetura në fshat. Me energjinë që ekziston këtu, Pogragja pas gjithë këtyre do të jetë modeli i fuqishëm i fshatit modern”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ai ka shprehur falënderimin e tij dhe ka inkurajuar që të vazhdohet tutje me këtë energji sepse puna dhe bashkimi i komunitetit ka bërë që të kemi suksese të dukshme dhe tërheqëse.

Eco Higjiena

Njëkohësisht, ai ka konfirmuar se në rrafshin e investimeve do të ketë barazi në raport me fshatin dhe qytetin dhe trajtimin e njëjtë edhe me projekte por edhe me mjete buxhetore.

Ndërsa në fjalën e tyre Arton Fetahu, kryetar i këshillit të fshatit dhe Agron Aliu, nga shoqata “Pogragja”, e cila është themeluar dhe financohet nga banorët e fshatit në mërgatë, kanë falënderuar kryetarin e Komunës për mbështetjen dhe njëkohësisht kanë konfirmuar angazhimin maksimal, që Pogragja të jetë një fshat i kompletuar me infrastrukturën publike dhe njëkohësisht me ambient të gjelbruar dhe mirëmbajtur në vazhdimësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.