RCCOLA

Haziri, “Eco-Higjienës”: I keni dyert e hapura në Komunë, 20 orë e 7 ditë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kam ardhur për ta vizituar menaxhmentin e “Ekohigjienës”. Kjo është njëra ndër kompanitë me interes në Komunë. Do të kemi bashkëpunim në interes të qytetarëve.
Do t’ju ndihmojmë pa kurrfarë presioni. Duhet ta bëjmë qytetin tonë dhe fshatrat shembull. I keni dyert e hapura 24 orë, shtatë ditë ka thënë Haziri.

Kështu është shprehur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë takimit me përfaqësuesit e kompanisë “Ekohigjiena”, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Kryetari Haziri theksoi se është shumë e rëndësishme që të bashkëpunojmë, ndërsa u zotua se do t’i kryej të gjitha obligimet si Komunë.

Nga ana tjetër, drejtori ekzekutiv i “Ekohigjienës”, Bajram Isufi, e informoi kryetarin Haziri për ecurinë e punës së kompanisë, duke thënë se “Ekohigjiena” bazohet në dy shtylla: në administratë dhe financa dhe në operativë. Kompania jonë ka 141 punëtorë, 116 në Gjilan, 19 në Viti dhe 6 në Novobërdë. Primare e kemi grumbullimin e mbeturinave, ndërsa sekondare mirëmbajtjen e rrugëve, varrezave etj”.

Fundamenti

Ndërsa, Senad Ramaj, anëtar i Bordit të Drejtorëve në këtë kompani ka pohuar se problemi kryesor në këtë kompani vazhdon të jetë inkasimi.

“Jemi të përkushtuar në rritjen e cilësisë dhe shërbimeve. Kemi investuar në blerje të kamionëve, në ndërtimin e objektit si dhe e kemi trajnuar stafin. Kemi reduktuar kohën për shpërndarjen e faturave në mënyrë që ta rrisim inkasimin. Inkasimin e kemi 65 për qind dhe akoma mbetet problemi më i madh në kompaninë tonë”, tha Ramaj.

Në këtë takim është prezantuar edhe një plan i modernizimit të “Tregut të Gjelbërt”, ndërsa kryetari Haziri tha se së bashku do t’ia dalim që t’i rregullojmë të gjitha problemet./rajonipress/