FITORJA

Haziri e Tolaj nënshkruajnë marrëveshje për transferimin zyrtar të Stacionit të Autobusëve në Ndërmarrje Publike Lokale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe drejtori i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj, kanë nënshkruar sot marrëveshjen e bashkëpunimit për transferimin e NSH “Kosovatrans” në Ndërmarrje Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Haziri e ka falënderuar Tolajn për bashkëpunimin në zgjidhjen e këtij problemi pronësor mes dy institucioneve.

“Transferi po bëhet nga ndërmarrja shoqërore në ndërmarrje publike lokale dhe sot praktikisht mbyllet çështja e Stacionit të Autobusëve të Gjilanit dhe janë bartur të gjitha çështjet që lidhen edhe me asetet e me problemet tjera pronësore që kanë qenë. Nuk ka qenë proces i lehtë dhe jemi shumë të kënaqur me këtë arritje”, ka thënë Haziri, pas ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes.

Eco Higjiena

Kurse, drejtori i AKP’së, Valon Tolaj, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e vazhdueshëm në këtë proces të rëndësishëm.

“Ka një kohë të gjatë që ligji ka hapur rrugë që për ndërmarrjet shoqërore për “Kosovatransat” duhet të përgatitet infrastruktura ligjore që të kalojnë tek Komunat. Sot po e përmbyllim këtë proces me njërën nga komunat – Gjilanin. Nga sot, me nënshkrimin e këtij memorandumi, praktikisht AKP nuk ka më asnjë obligim ligjor në menaxhimin dhe administrimin e kësaj ndërmarrjeje”, tha Tolaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.