ARKATANA

Haziri e quan kryeministër të ardhshëm Isa Mustafën

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të gjithë duhet të punojmë bashkërisht duke e fuqizuar rolin e gruas në të gjitha segmentet e shoqërisë në mënyrë që t`i fitojmë zgjedhjet në Gjilan e Kosovë ka thënë Isa Mustafa. Lutfi Haziri e ka përshëndetur Isa Mustafën duke e quajtur si kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Isa Mutafa është ndier i befasuar me organizimin e mirë të Forumit të Gruas në Gjilan e cila të shtunën po mbanë Kuvendin e saj zgjedhor. Duke përshëndetur gratë dhe femrat pjesëmarrëse në këtë kuvend Isa Mustafa tha se LDK me organizime të tilla dhe me një pjesëmarrje masive mund të forcohet dhe të qojmë përpara LDK-së.

Mustafa tha se fryma dhe organizimi në Gjilan duhet të përcillet edhe në komunat tjera në Kosovë.”Ne jemi të interesuar ta forcojmë rolin e gruas në qeveri e Parlament , por kjo nuk mund të bëhet vetëm nga ana e juaj. Ju duhet të imponoheni sepse me pjesëmarrjen e juaj dhe të rinisë ne mund t`i fitojmë zgjedhjet në Gjilan e Kosovë” tha Mustafa transmeton rajonipress.

Mustafa ka lutur gratë e LDK-së që ta kapërcejnë kuotën e 30 % duke e quar atë në 40 deri 50%. ”Ju e keni votën tuaj dhe ju duhet të impononi rregullat e juaja sepse vetëm kështu ne mund të kemi zhvillim ekonomik më të avancuar dhe prosperitet në të gjitha fushat” tha Mustafa.

Kurse Lutfi Haziri kryetar i degës ë LDK-së në Gjilan dhe deputet në Parlamentin e Kosovës derisa e përshëndeti Isa Mustafn tha “Mirë se erdhe në Gjilan kryeministri i ardhshëm i Kosovës”.

Mobi Casa

Haziri tha se gratë dhe femrat e guximshme të LDK-së janë e ardhmja e vendit .Sipas Hazirit në zgjedhjet e ardhshme do të fitojë LDK-ja dhe ajo do të dijë ta zhvillojë Kosovën e Gjilanin. “Demokracia në Kosovë është në rrezik dhe ajo duhet të ndryshohet” tha Haziri.

Haziri nga ky kuvend ka akuzuar udhëheqjen komunale duke thënë se ajo është zhytur në krim e korrupsion, nepotizëm e hajni.

Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së ka thënë se gruaja ka ditur gjatë kësaj kohe të jetë e angazhuar, por jo sa duhet në jetën politike. “Është koha që gratë të bëhen zot të vetvetes dhe të kyçen në të gjitha segmentet shtetërore sepse kështu krijojmë prestigj të nevojshëm në shoqërinë shqiptare” tha Kajtazi.

Forumi i Gruas së LDK-së në Gjilan ndërkohë pritet të zgjedhë edhe kryetaren e ardhshme të saj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.