UBT

Haziri e Kelmendi paralajmërojnë fillimin e projektit për zhvendosjen e Universitetit Publik në kampusin universitar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pas takimit që pati sot në zyrën e tij dhe takimit me përfaqësuesit e bizneseve gjilanase, kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi kanë vizituar sot Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”, ku janë pritur nga rektori Bajram Kosumi.

Lutfi Haziri ka thënë me këtë rast pas vendimit për regjistrimin e pronave nga Qeveria e Kosovës, pritet që ta ndaj tokën për kampusin e Universitetit “Kadri Zeka”, sipas kërkesës së Komunës së Gjilanit, e cila ka kaluar edhe në Kuvend Komunal, duke shtuar së më pas grupet e përbashkëta punuese do të vazhdojnë me implementimin e projektit për zhvendosjen e UKZ në kampusin universitar.

United Hospital

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi, ka thënë se tani kur kemi miratuar vendimin për regjistrimin e pronave, janë krijuar kushte që shteti, me një vendim qeveritar, t`i destinojë këto prona për nevojat e Komunave dhe të institucioneve tjera përkatëse, siç është rasti me kampusin e Universitetit “Kadri Zeka”.

Rektori Bajram Kosumi, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe zëvendëskryeministrin Kelmendi për vizitën dhe mbështetjen lidhur me zhvendosjen e Universitetit “Kadri Zeka” në kampusin universitar./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.