United Hospital

Haziri e falënderon Azemin për përkushtimin e policisë që Gjilani të bëhet qytet model për siguri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim komandantin e deritanishëm të Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemin, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur, duke thënë se falë institucioneve të sigurisë, policisë, prokurorisë e gjykatave, Gjilani vazhdon të jetë komuna më e qetë në regjion.

“Gjilani vitet e fundit është marrë shembull në regjion nga instancat ndërkombëtare si qytet i sigurtë dhe i qetë dhe kjo natyrisht që i atribuohet Policisë së Kosovës dhe instancave tjera të sigurisë sikurse edhe qytetarëve të Gjilanit të cilët njihen si njerëz që e respektojnë ligjin. Me këtë rast e falënderoj komandantin e deritanishëm të policisë për bashkëpunimin dhe përkushtimin, ndërkaq e uroj edhe për pozitën e re në Policinë e Kosovës në Gjilan”, tha Haziri.

Uji Dea

Kurse, komandanti i deritanishëm i Stacionit Policor në Gjilan, Remzi Azemi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për bashkëpunimin e mirë dhe kontributin që kjo komunë të bëhet shembulli më i mirë i sigurisë. Ai tha se edhe në detyrën e re do të vazhdoj ta jap kontributin e tij për të mirën e përgjithshme.

Po ashtu, gjatë takimit të sotëm u vlerësua lartë bashkëpunimi i të gjitha institucioneve në kuadër të Mekanizmit Referues kundër çdo lloj dhune që mund të shpije në ekstremizëm të dhunshëm./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.