Fundamenti

Haziri: Duke përkrahur bizneset do të krijohen vende të reja pune

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, i shoqëruar nga drejtori për Zhvillim Ekonomik Ismail Januzi, kanë pritur sot përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Alteco” Urs Meier dhe Reinard Urfer, të cilët i ka falënderuar për investimet në Komunën e Gjilanit.

Në këtë takim, kryetari Haziri ka folur për lehtësira që do të kenë bizneset, për të operuar suksesshëm në veprimtarinë e tyre.

Kryetari Haziri shtoi se duke përkrahur bizneset, në këtë mënyrë do të krijohen vende të reja pune në Gjilan, do të zhvillohet ekonomia e vendit dhe do të rritet mirëqenia e qytetarëve.

Përfaqësuesit e kompanisë zvicerane “Alteco” Urs Meier dhe Reinard Urfer, kanë falënderuar kryetarin Haziri për përkrahjen, ndërsa e informuan për sukseset dhe sfidat e tyre.

Mobi Casa

Kjo kompani operon në Gjilan që nga përfundimi i luftës dhe fushë veprimtaria e saj kryesore është prodhimi i mjeteve teknologjike, si: tonerë për printerë, për fotokopjues e për skanerë.

Ata thanë se tashmë e mbulojnë 30 për qind të tregut, ndërsa qëllimi i tyre është që të mbulohet mbi 70 për qind e tregut kosovar për produktet e tyre.

Kjo kompani ka eksportuar edhe jashtë Kosovës fillimisht me ambalazh, ndërsa synojnë që të eksportojnë edhe tonerë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.