Eko Higjiena

Haziri: Do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Pos qytetarëve të shumtë të cilët vazhdimisht po vizitojnë kryetarin e zgjedhur të Gjilanit, Lutfi Hazirin për t’ia uruar fitoren, edhe një delegacion i Bashkësisë Islame të Gjilanit, në krye me kryetarin e saj Sylejman Osmani, kanë vizituar sot kryetarin Haziri, të cilët e uruan për fitoren në zgjedhjet e 1 dhjetorit.

“Jeni kryetar i të gjithë qytetarëve të Gjilanit. Do të jemi krah i juaji gjithmonë. Ky vend ka nevojë për punë të hajrit. Ju urojmë punë të mbarë e suksese”, ka thënë kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Sylejman Osmani.

UBT

Në ndërkohë, kryetari Haziri ka pritur në zyrën e tij edhe përfaqësuesit e Partisë së Drejtësisë, të Aleancës Kosova e Re si dhe të Lëvizjes “Vatra”, të cilët i uruan punë të mbarë në mandatin 4 vjeçar.

Kryetari Haziri ka falënderuar përfaqësuesit e sipërpërmendur, duke theksuar se do të punoj në mënyrë të ndershme dhe me përgjegjësi gjatë mandatit të cilin ia dhanë qytetarët, për të shtuar se do të jetë kryetar i të gjithë qytetarëve pa dallime partiake./rajonipress/