RCCOLA

Haziri: Do ta mbështesim kulturën

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lutfi Haziri në një takim me Sabit Rrustemin e Ars Clubit “Beqir Musliu” i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës në lëmin e kulturës.Do të vazhdojmë punën tonë të përbashkët. Tashmë e kemi edhe “Flakën e Janarit” dhe do të bëjmë një kalendar të përbashkët kulturor, do ta bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar kulturën edhe pse ky është viti më i rëndë për shkak të borxheve të trashëguara, tha Haziri.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në zyrën e tij një delegacion të Ars Clubit të shkrimtarëve “Beqir Musliu”, në krye me kryetarin e saj, Sabit Rrustemin.

Qëllimi i takimit ka qenë urimi për zotin Haziri për marrjen e mandatit të kryetarit si dhe u bisedua edhe për ecurinë dhe sukseset e këtij klubi.

Uji Dea

“Ars Klubi i shkrimtarëve “Beqir Musliu” ka krijuar shumë partnerë edhe jashtë Republikës së Kosovës. Ka bërë punë shumë të madhe në trekëndëshin e poetik të paqes, në vjershën letrare etj. Në kuadër të klubit tonë e kemi edhe revistën “Agmia”. Kemi krijuar imazh të ri edhe jashtë vendit. Besoj që do të na mundësoni që të sjellim shkrimtarë edhe nga vendet e treta”, tha kryetari i Ars Clubit “Beqir Musliu”, Sabit Rrustemi.

Ndërsa, kryetari Haziri i siguroi ata për mbështetjen e vazhdueshme të Komunës në lëmin e kulturës.
“Do të vazhdojmë punën tonë të përbashkët. Tashmë e kemi edhe “Flakën e Janarit” dhe do të bëjmë një kalendar të përbashkët kulturor, do ta bëjmë të pamundurën për ta ndihmuar kulturën edhe pse ky është viti më i rëndë për shkak të borxheve të trashëguara”, ka deklaruar kryetari Lutfi Haziri./rajonipress/