Eko Higjiena

Haziri: Do ta frenojmë përpjekjen për kthimin e “revolucionarëve të Tetorit”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, është shprehur i bindur se qytetarët e kësaj komune nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër përveç LDK-së. “Ne në Gjilan e kemi mundur të keqen dhe më 22 tetor do ta frenojmë përpjekjen për kthimin e ‘revolucionarëve të Tetorit’, sepse ajo nuk i duhet Gjilanit dhe nuk i duhet Kosovës”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, qytetarët e Gjilanit nuk duhet të humbasin kohë sepse këtu ne do të vazhdojmë me zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, ndërtimin e infrastrukturës dhe krijimin e perspektivës për të rinjtë e kësaj komune.

“Sot jam para Jush për t’u zotuar se një mandat tjetër në Gjilan ne do të vazhdojmë të punojmë për secilin qytetar, duke ndërtuar rrugë, kanalizime, ujësjellës dhe shkolla, çerdhe, stadiume, shtëpi kulture, sepse ne kemi krijuar parakushtet. Ne kemi buxhetin. Të tjerët po presin kot, sepse lezeti i këtyre zgjedhjeve do t’u mbetet vetëm bilbordat dhe video spotet”, ka thënë Haziri.

Mobi Casa

Haziri ka thënë se qeverisja aktuale e Gjilanit ka krijuar kulturën dhe brendin e prodhimeve të ndërmarrësve të suksesshëm të Gjilanit, të cilët prodhimet e tyre tash i plasojnë në tregun evropian. “Këta janë heronjtë e sotëm të Kosovës, të cilëve u ka dalë krah qeverisja qendrore e LDK-së, e udhëhequr nga Isa Mustafa”, ka thënë Mustafa.

Haziri ka thënë se komuna e Gjilanit është kujdesur dhe do të kujdeset edhe për shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës, të cilët me investimet infrastrukturore, do ta kenë më të lehtë të komunikojnë me Kosovën, ashtu sikurse edhe bashkatdhetarëve që do t’ua shkurtojmë rrugën e rikthimit tek familjet e tyre.

“Përkundër faktit se qeveria aktuale i ka zbehur shpresat e qytetarëve për zhvillim e integrim, ne do të vazhdojmë të punojmë për të mbajtur gjallë këto shpresa, deri në kthimin e LDK-së në qeverisje të vendit dhe derisa shumicën e komunave të Kosovës ta udhëheqin kuadrot e LDK-së, ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj: