UBT

Haziri : Do ta festojmë fitoren e sigurt

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Apeli im për qytetarët është që edhe në këtë kohë sa ka mbetur, të vazhdojnë të dalin në mënyrë të qetë, me familje dhe të jenë solemn dhe t’i bëjnë dy të mira qytetit t’vet: ta largojnë këtë keqqeverisje të keqe dhe të festojnë bashkë me ne fitoren e sigurt ka thënë Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri ka njoftuar për ecurinë e procesit zgjedhor deri në ora 16:00 ku sipas tij vërehet një masovitet i daljes së njerëzve për të votuar.

Haziir tha se sipas të dhënave që posedon Shtabi Zgjedhor i LDK-së në Gjilan, të cilat i kemi marrë nga të deleguarit tanë nëpër qendrat e votimeve, deri në ora 17:30 kanë dalur në zgjedhje mbi 42% e qytetarëve.

Mund të themi se deri në këtë moment, përveç disa rasteve të izoluara, procesi i votimit ka shkuar mirë dhe i përgëzoj gjilanasit për kulturën demokratike dhe qytetare që kanë treguar.

Deri më tash, procesi është përcjellë me këto parregullsi: Vizita e kujdestarit të komunës brenda objektit të shkollës fillore “Musa Zajmi”.

Uji Dea

Gjithashtu, janë parë edhe zyrtarë të lartë, përfshirë edhe deputetë të Parlamentit të Kosovës, duke u sjellur rreth qendrave të vendvotimeve;

Në fshatin Shillovë të serbëve është arrestuar një militant i partisë në ikje, i cili, është parë duke ndikuar te qytetarët për të votuar për kujdestarin e komunës.

Falënderoj Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë e Shtetit, që kanë ndërhyrë në të gjitha rastet e izoluara, duke i zbatuar detyrat kushtetuese.

Apeli im për qytetarët është që edhe në këtë kohë sa ka mbetur, të vazhdojnë të dalin në mënyrë të qetë, me familje dhe të jenë solemn dhe t’i bëjnë dy të mira qytetit t’vet: ta largojnë këtë keqqeverisje të keqe dhe të festojnë bashkë me ne fitoren e sigurt.

“Unë e ftoj që në ora 20:00 që së bashku me LDK-në ta festojmë fitoren këtu dhe t’i japim mësimin më të mirë që i pari i qeverisë nuk bënë të hyjë në komuna në të cilat i ka përjashtuar nga kujdesi i tij” tha Haziri./rajonipress/