UBT

Haziri: Do e përkrah Universitetin Publik të Gjilanit me gjithë potencialin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Një delegacion i Universitetit Publik të Gjilanit në krye me rektorin Arben Dermaku, kanë qëndruar sot në zyrën e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, për t’i uruar për marrjen e detyrës së re.

Gjatë takimit miqësorë, është diskutuar për mbarëvajtjen e Universitetit, për sfidat dhe sukseset e tyre. Rektori i UPGJ-së, Arben Dermaku, tha me këtë rast se beson se kontributi dhe përkrahja e Hazirit si kryetar për këtë institucion të arsimit do të jetë sikurse në kohën sa ka qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Ju urojmë për zgjedhjen kryetar i Gjilanit. Jemi shumë të lumtur që zgjedhjet në Kosovë kanë qenë shembull dhe leksion për të gjithë. Fitorja më e madhe e Republikës së Kosovës është kjo. Detyrë e jona është avancimi i procesit arsimorë dhe shkencorë dhe sigurisht se do ta kemi përkrahjen tuaj. Besojmë që do të vazhdoni të kontribuoni edhe si kryetar i Gjilanit, ashtu siç na keni mbështetur vazhdimisht edhe si deputet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë rektori i UGJK-së, Arben Dërmaku.

Eco Higjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar ata për vizitën, duke thënë se Universitetin Publik të Gjilanit do ta përkrah me gjithë potencialin.

“Ju falënderoj shumë për vizitën tuaj. Ju njoftoj se jemi duke planifikuar fillimin e vitit sa më mbarë. Dyert e Komunës i keni të hapura 24 orë dhe 7 ditë në javë. Do t’ju ndihmojmë me të gjithë potencialin tonë dhe së bashku do t’ia dalim drejt sukseseve të reja”, ka theksuar kryetari Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.